Një aksident ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Gllareë të Pejës, ku si për pasojë është lënduar një person.
Këtë për Gazetë Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal.
“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasoj e aksidentit 1 person ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Rugova.