Aksident mes dy veturave në Hajvali, ka të lënduar

Aksident mes dy veturave në Hajvali, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në Hajvali.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se personi i lënduar ështe dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Ahmeti për Gazetën “Enigma”.

Related Articles