Aksident mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Aksident mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një kamion dhe dy vetura)”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. / Gazeta Enigma.

Related Articles