Aksident mes tri veturave në Gjilan, dy persona të lënduar

Aksident mes tri veturave në Gjilan, dy persona të lënduar

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri vetura, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Valon Osmani, i cili theksoi se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me datën 18.06.2024 kemi pranuar informacion se rreth orës 09:38 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë. Në këtë aksident trafiku të përfshira kanë qenë tri automjete me targa civile. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke pranuar tretman mjekësorë në emergjencën e spitalit të Gjilanit”, tha Osmani.

Shkaqet e aksidentit janë nën hetim nga policia.

“Rrethanat se si ka ardhur deri të aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidentev”, përfundoi ai.

Pamje:

Related Articles