Aksident mes tri veturave në rrugën “B” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielen rreth orës 12:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve”, tha ai.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka njoftuar Borovci.

/Gazeta Enigma/

Related Articles