Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e tij, një person ka pësuar lëndime trupore, ka njoftuar për Gazeta Enigma, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Sipas saj aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një autobus) Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në konfirmimin e policisë, të konfirmuar nga zëdhënsja, Flora Ahmeti.