Një aksident serioz trafiku është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në dalje të Prizrenit.
Një cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me kodrën anësore.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet përkatëse, ndërsa ende nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.
