Aksident në Dragash, humb jetën një grua dhe një fëmijë 3-vjeçar

Aksident në Dragash, humb jetën një grua dhe një fëmijë 3-vjeçar

Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy automjetesh.

Përplasja mes veturave ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq).

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë”.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal në Prizren.

Trupat e pa jetë janë dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Enigma

Related Articles