Aksident në Grabovc të Obiliqit, dy persona të lënduar

Në fshatin Grabovc të Obiliqit rreth orës 00:30 ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Mësohet se njëri nga personat e lënduar ka lëndime të rënda trupore.

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Related Articles