Aksident në Graçanicë-Lëndohen dy këmbësore, njëra nga to vdes në QKUK

Aksident në Graçanicë-Lëndohen dy këmbësore, njëra nga to vdes në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Llapllasellë në Graçanicë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Si pasojë e kësaj dy këmbësore, njëra kosovare e tjetra shtetase e Shqipërisë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarat janë dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK-Prishtinë. Në ora 12:05 është raportuar se viktima, shtetase e Shqipërisë, ka ndërruar jetë.

Ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar.

“Fsh. Llaple Sellë, Graqanicë 17.12.2021 – 07:50. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti dhe dy këmbësore viktimat femra, njëra kosovare dhe tjetra shtetase e e Shqipërisë, të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarat janë dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK-Prishtinë. Në ora 12:05 është raportuar se viktima, shtetase e Shqipërisë, ka ndërruar jetë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta “Enigma”/

Related Articles