Aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete në Suharekë

Aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkuren në Gjinovc të Suharekës në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në motoçikletën, është gjetur dhe konfiskuar 1.19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma/

Related Articles