Aksident në Novosellë të Pejës, lëndohet çiklisti

Aksident në Novosellë të Pejës, lëndohet çiklisti

Këtë të hënë në Novosellë të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një biçikletë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka njoftuar se se si pasojë e këtij aksidenti biçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 16:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Novosellë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një biçikletë, si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njëjtë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rogova. /Gazeta Enigma/

Related Articles