Aksident në Prishtinë mes një veture dhe motoçiklisti, lëndohet ky i fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne tek salla “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku i lënduar ka mbetur një person.

Rastin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.

Related Articles