Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe një këmbësori në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar ky i fundit, raporton Gazeta Enigma.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas njoftimi të Policisë thuhet se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Related Articles