Aksident në Prishtinë, lëndohen disa persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen disa persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen Ddardania në Prishtinë.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”./Gazeta Enigma/

Pamje nga aksidenti në lagjen Dardania në Prishtinë

Related Articles