Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime në fshatin LLoshkobare ku si pasojë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta Enigmna.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të udhëtarëve dhe dy kamionë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në ora 18: 05 në rrugën magjistrale Ferizaj Shtime më saktësisht në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku të përfshira ishin një kamion dhe dy automjete te udhëtarëve”, tha ai.

Ai u shpreh se, “Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime të lehta trupore kanë marr dy person, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore në Ferizaj , të njëjtit janë liruar. Shkak i këtij aksidenti ishte mos mbajtja e distancës mes automjeteve”, tha Veseli./Gazeta Enigma/

Related Articles