Mancini: Shpresojë që në fund të fitojë teknika jonë ndaj fizikut të Anglisë

Mancini: Shpresojë që në fund të fitojë teknika jonë ndaj fizikut të Anglisë

Roberto Mancini është parë çuditërisht i relaksuar përpara finales së Euro 2020 dhe shpreson që teknika e Italisë mund të fitojë kundër fizikut të Anglisë.

Finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet nesër (e diel) nga ora 21:00 në Wembley Stadium, ndërsa në konferencë shtypi ka folur trajneri Mancini.

“Unë nuk ndjehem i trazuar. Mund të ndihem ndryshe nesër…”, ka thënë fillimisht Mancini duke buzëqeshur në konferencën e tij për shtyp.

“Synojmë të argëtohemi, sigurisht, por gjithashtu shpresoj se mund të jemi thelbësorë. Nuk ka qenë e lehtë, kemi bërë mirë që kemi arritur këtu dhe ka edhe një shtytje para se të shkojmë të gjithë me pushime”.

“Ne kishim dashur të luanim stilin tonë të futbollit edhe kundër Spanjës, ata thjesht bënë mirë që na kufizuan. Identiteti ynë na solli deri këtu, ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë tani”.

“Anglia është fizikisht më e fortë se ne në të gjithë fushën, jo vetëm në mesfushë, por futbolli luhet me topin në këmbë, kështu që ne shpresojmë që teknika të mund të fitojë”.

Ish-menaxheri i Manchester Cityt u pyet nëse Anglia mund ta konsiderojë veten një komb futbolli në të njëjtin nivel me Italinë, duke marrë parasysh se kjo është finalja e tyre e parë në 55 vjet.

“Anglia gjithmonë ka pasur skuadra të mira, ata kanë qenë të pafat gjatë viteve. Do të jetë një lojë e mrekullueshme e futbollit në një stadium të mbushur plot dhe kjo është e mrekullueshme për këdo që e do këtë sport. I dimë cilësitë e tyre dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ju nuk mund të arrini në finale pa pasur një ekip të shkëlqyeshëm”.

“Ne duhet të përqendrohemi vetëm në futbollin tonë dhe shpresojmë të dëgjojmë tifozët tanë duke festuar në fund. Në fund të fundit është vetëm një ndeshje futbolli”.

“Ajo që duhet të bëjë Italia është të qëndrojë e qetë. Është e vështirë, për shumë arsye, por ne duhet të jemi të përqendruar në futbollin tonë dhe ta kuptojmë se është pengesa e fundit. Ne duam të kënaqemi me 90 minuta më shumë”.

Mancini ishte një nga talentet më të mëdhenj individualë në futbollin italian, por mezi u paraqit në fanellën e Azzurrëve.

“Ky është ndër momentet më të rëndësishme të karrierës sime. Kam luajtur me kombëtaren në shumë nivele, ne nuk fituam Kampionatin Evropian U-21 ose Kupën e Botës kur e merituam”.

“Ne përfaqësojmë Italinë dhe shpresoj që nesër të fitoj atë kënaqësi si trajner që nuk isha në gjendje ta shijoja si lojtar, pavarësisht se isha në disa ekipe shumë të forta të Azzurrëve”, përfundoi trajneri i Italisë./Gazeta Enigma/

Related Articles