Një person 60-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një aksident i sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Deberlluke.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës, viktima rreth 60 vjeçar”, tregoi për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin. /Gazeta Enigma