Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, sot rreth orës 17:10.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazetën Enigma.