Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të premten, rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Lipjan, me ç’rast tre persona janë lënduar.

Rastin për Gazetën “Enigma”. e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë  se në aksidentin që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan, janë përfshirë tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles