Aksident në Zubin Potok, vdes një person

Aksident në Zubin Potok, vdes një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën nacionale në Zubin Potok.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10 në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore. 

Related Articles