Aksident trafiku në Prishtinë, motoçiklisti dërgohet për tretman mjekësor

Aksident trafiku në Prishtinë, motoçiklisti dërgohet për tretman mjekësor

Sot rreth orës 16:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një  motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles