Aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë ku mbeten të lënduar pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajmin për Gazeten Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.

Për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në rrugën Prishtinë – Pejë

Related Articles