Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Pejë, lëndohet një person

Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Pejë, lëndohet një person

Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Pejë, nga ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

“Në lagjen “Dardania” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Pejë)  rreth orës 16:40 një veturë dhe një motoçikletë  janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve  materiale një person ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

Related Articles