Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Gazetën Enigma se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 19:45, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, deklaroi ai.

Borovci shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident./Gazeta Enigma/

Related Articles