Fushë Kosova dhe një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë për shkak të turbullirave

Fushë Kosova dhe një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë për shkak të turbullirave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët në Fushë Kosovës dhe lagjen “Kalabria”, në Prishtinë, se për shkak të reshjeve të dendura të shiut është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj janë detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprenë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit, ky impiant është tashmë jashtë funksionit.

“Konsumatorët e sipërpërmendur do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit. Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të shumta të shiut në disa vende në Kosovë, sipas IHMK-së, mot i ngjashëm do të mbajë deri më 19 korrik. /Gazeta Enigma/

Njoftim,Prishtinë, 17 korrik – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes " Kalabria " në Prishtinë, ju…Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Saturday, July 17, 2021

Related Articles