Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Lajmin për Gazdetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

Related Articles