Të premten, rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku te konviktet në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast lëndime kanë pësuar dy persona.
Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, të përfshira kanë qenë tri vetura ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti për Express.
Nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, megjithatë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
Kërkohet kujdes i shtuar sidomos me ndryshimin e motit ku dihet se mjegulla dhe ngricat në rrugë janë shtuar së fundmi./Gazeta “Enigma”/