Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.
Bëhet me dije se janë përplasur pesë makina dhe një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan ABC News.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse.