Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë.
Tre automjete u përfshinë në aksident, ndërkohë që tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor fillimisht dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Ndërsa më pas, edhe katër persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas informatave lëndimet janë të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma