Një grua 117-vjeçare nga Shqipëria është përmendur si gruaja më e vjetër në botë.
Pretendimin e ka bërë gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu.
Ai ka thënë se gruaja ka lindur më 19 gusht 1909. Sipas kësaj date, ajo është 117 vjeç.
Fevziu ka deklaruar se ajo është edhe dy ditë më e madhe se gruaja britanike që aktualisht konsiderohet si më e vjetra.
