Aksidenti i rëndë në Prishtinë, tre persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, tre persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident i rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes, raporton Gazeta Enigma.

Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Related Articles