Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime, si pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Nga aksidenti tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.
Prokurori i rastit thotë se na aksident janë përfshirë dy vetura derisa vetura e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.
“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit, Besnik Nuredini.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, bëri të ditur për Dukagjinin se të mbijetuarit janë një grua shtatzënë dhe burri i saj, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Drejtori i Spitalit, tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer.