Aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan, 6 persona të lënduar

Aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan, 6 persona të lënduar

Para një ore ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona. Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Enigmën.

Related Articles