Aksidenti tragjik në Pavlan, flasin nga Prokuroria

Aksidenti tragjik në Pavlan, flasin nga Prokuroria

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi i veturës e ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Me këtë rast, vetura ka shpërthyer në zjarr, ku brenda saj ishte edhe viktima.

Rreth kësaj ngjarje tragjike, është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se janë në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës.

“Ka ndodhur një vetkaksident. Vetura është përfshirë nga flakët. Ka pasur dëme të konsiderueshme në trupin e viktimës. Është dërguar për obduksion në IML dhe jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës”, deklaroi Nikçi.

Related Articles