Viktima e aksidentit tragjik në aksin Vorë-Fushë Krujë është gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeçar.
Sipas Euronews.al, aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’.
Bazuar në raportimet e mediave në Shqipëri, përplasja ndodhi pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar. Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
