Në fshatin Xërxë të Rahovecit gjatë së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore e me drejtues meshkuj.
Policia njofton se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.