Policia e Kosovës ka konfiskuar 272 pajisje për minim të kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviqit raporton Gazeta Enigma.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se nga ky aksion është arrestuar një person.
“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.
Kujtojmë se me vendim të Qeverisë, prodhimi i kriptovalutave është ndaluar. / Gazeta Enigma.