Policia e Kosovës e ka realizuar një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku kanë gjetur armë si kallashnikov dhe granata dore.
Organet e rendit realizuan bastisje në një shtëpi, pas një informacioni mund të ketë substanca narkotike.
Kështu deklaroi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani njoftoi dy persona të dyshuar janë shpallur në kërkim, pasi që nuk ishin hasur në vendin e ngjarjes, e ata janë: A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978.
Në këtë aksion policia ka gjetur dhe konfiskuar:
1 AK-47;
2 Granata Dore M-75;
2 Radiolidhje;
2Antiplumba;
Kapelë, Dorëza, Çanta Ushtarake;
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës;
Harta, Rrip brezi. Sprej Thikë, Shall kamufllazhi etj