Aksioni “Gropa” në Ferizaj, policia arreston 10 persona dhe sekuestron 70 kilogramë heroinë

Aksioni “Gropa” në Ferizaj, policia arreston 10 persona dhe sekuestron 70 kilogramë heroinë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku me çrast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera. 

Related Articles