Akt terrorist, plagosen 5 persona në një xhami në Tiranë

Akt terrorist, plagosen 5 persona në një xhami në Tiranë

Ka ndodhur një akt terrorist në një xhami, në Tiranë, ku mbetën të plagosur pesë persona.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka dalur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ndërsa, imami i xhamisë në Tiranë ka shpjeguar për sulmin e ndodhur.

Sqarim për opinionin publik.Posted by Ahmed Kalaja on Monday, April 19, 2021

Related Articles