Aktgjykimi për sulmin ndaj Kuvendit, Kurti: Drejtësi e vonuar dhe një jetë e humbur

Aktgjykimi për sulmin ndaj Kuvendit, Kurti: Drejtësi e vonuar dhe një jetë e humbur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktgjykimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ku u shpallën të pafajshëm ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur si një drejtësi të vonuar dhe një jetë të humbur.

Ai ka thënë se arrestimi i tyre ka qenë një përpjkje për eleminimin e Vetëvendosjes nga skena politike.

Më tej, Kurti ka thënë se ndonëse drejtësi e vonuar është për tu përshëndetur ky vendim.

Tutje, ai ka thënë se përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit duhet të japin përgjegjësi për arrestimin e një të pafajshmit dhe mbytjen e një aktivisti politik.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në gusht të vitit 2016 u arrestuan aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një sulm që kishte ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës. Ishte kjo ndër përpjekjet e mëdha për ta eliminuar Lëvizjen tonë nga skena politike. Sot, 6 vite më vonë aktivistët tanë shpallen të pafajshëm ndaj kësaj akuze. Ndonëse drejtësi e vonuar, megjithatë duhet përshëndetur për vendimin meritor final.

Por, ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur. Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘’Drejtësi për Astritin’’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë. Përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit duhet të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Related Articles