Është publikuar në Gazetën Zyrtare Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstitutive që ishte uzurpuar proceduralisht nga Avni Dehari, kryesues i seancës thjesht nga virtyti i moshës që mbajti bllokadën sipas librit të lojës së Vetëvendosjes.
Në Aktgjykim thuhet se pas publikimit të vendimit në Gazëtë Zyrtare për më së largu 48 orë duhet të thirret seanca konstitutive – zgjedhja e organeve të së cilës duhet të zgjedhet në afat tridhjetë ditorë kushtetues.
Në Aktgjykim është urdhëruar kthyerja në rend të ditës, përkatësisht në votim të hapur dhe se e drejta e kandidimit për Kryetar të Kuvendit është reduktuar në tri herë.