Akuzohet për keqpërdorim të detyrës, sot mbahet seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit

Akuzohet për keqpërdorim të detyrës, sot mbahet seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit

Sot gjatë ditës do të mbahet seanca fillestare gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, ish-shefit të Korportarës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kjo seancë ishte paraparë të filloj në ora 09:00 e mëngjesit, këtë të martë derisa Krasniqi është paraqitur në sallën e Gjykatës Themelore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. /Gazeta Enigma

Related Articles