Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve me COVID-19, dhe në mungesë të ambienteve të posaçme për trajtimin e pacienteve, në Spitalin Regjional të Pejës po shfrytëzohen edhe sallat e takimeve.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vetë Spitali i Pejës.
“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, bëhet e ditur në komunikatë.
Përveç tyre, pacientët e infektuar kanë zënë edhe hapësirat në Infektivë, Pulmologji, Psikiatri, Dermatologji, Interno, Nurologji, ORL, Oftamologji, si dhe një pjesë të Emergjencës.