Policia e Kosovës të martën ka rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhjen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur në raportin 24 orës se një person i panjohur përmes adresës elektronike ka informuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rektoratin e UP-së.
Sipas raportit të Policisë, njësit relevante kanë kontrolluar objektin e rektoratit dhe sipas tyre nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshuar për shpërthim.
“Një person i panjohur përmes adresës elektronike ka informuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rektoratin e UP-së. Njësitë relevante kanë kontrolluar objektin e rektoratit dhe sipas tyre nuk kanë hasur në mjetin e dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.