Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte sërish i rrejshëm

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte sërish i rrejshëm

Alarmi për bombë në Stacionin i Autobusëve në Prishtinë doli të jetë sërish i rrejshëm.

Këtë gjë për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Kështu rasti është iniciuar si “lajmërim i rremë”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.  Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë ajo.

Related Articles