Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Kjo pasi ai të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. / Gazeta Enigma.