Alban Hyseni: Shkëputëm kontratën për Stadiumin e Qytetit

Alban Hyseni: Shkëputëm kontratën për Stadiumin e Qytetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se e kanë shkëputur kontratën për Stadiumin e Qytetit në të cilin ishin ndërprerë punimet që disa muaj.

Hyseni ka bërë të ditur se kanë ndërprerë kontratën për ta zhbllokuar procesin për të krijuar mundësinë e realizimit sa më të shpejt të stadiumit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka bërë të ditur se që nga muaji janar i vitit 2022 Komuna e Gjilanit së bashku me MKRS-në kanë analizuar sfidat e paraqitur për projektin e Stadiumit të Gjilanit por nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje.

“Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me MKRS-në jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e Stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti”, ka bërë të ditur i pari i Gjilanit në konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se kanë siguruar nga Qeveria e Kosovës për realizimin e këtij projekti.

Ky stadium i përket kategorisë së 4-të në futboll i cili ka mbetur pa u ndërtuar dhe është duke i sjellë vështirësi SC Gjilanit dhe FC Dritës që i luajnë ndeshjet si vendas.

Related Articles