Albion Rrahmani cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani

Albion Rrahmani cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani.

“Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rumanisë”, ka thënë njëri prej pronarëve të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu për “Fanatik”.

Vlerësime Rrahmani ka marrë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu.

Mutu është trajner i Clujit në Rumani.

“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave”, ka thënë Mutu për “Fanatik”. Rrahmani 23-vjeçar ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje në Superligën e Rumanisë.

Related Articles